Një listë me ushqime që ndoshta s’e dinit, por bëjnë keq gjatë shtatzënisë

3 Minuta Lexim

Është thënë shpesh se gratë shtatzëna nuk duhet të hanë ushqime që kanë mish krudo dhe vezë. Megjithatë, përgjithësisht kufizojmë vetëm mishin krudo dhe vezët, pa u kushtuar vëmendje ushqimeve që i përmbajnë këto si përbërës. Ja cilat janë disa nga ushqimet që kanë më shumë gjasa të kenë bakterie të rrezikshme si E. coli apo Listeria:

Salmon i tymosur:

Shumë gra e dinë se gjatë shtatzënisë nuk duhet ngrënë sushi, por në fakt e njëjta gjë vlen edhe për peshkun e tymsosur. Peshku duhet të gatuhet gjithmonë në nxehtësi minimalisht 63 gradë, gjë që nuk ndodh me peshkun e tymosur.

Hot dog-un

Sipas ekspertëve, hot dog-ët dhe ushqime të tjera të pakontrolluara (salsiçet rrinë me ditë të tëra dhe s’di njeri sa) janë shpesh të kontaminuara me Listeria. Por nëse vërtet nepsi për hot dog ka shkuar aty ku s’mban më, përpara se ta hani sigurohuni që të jetë pjekur mirë në nxehtësi shumë më të lartë se zakonisht.

Lëng frutash i papasterizuar

Edhe pse smoothie-t dhe lëngjet e shtrydhura në moment janë gjithmonë e më të pëlqyera, nëse jeni shtatzënë bëni mirë t’i shmangni. Vërtet përmbajnë plot vitamina që i bëjnë mirë fëmijës, pork a disa lëngje si përshembull, ai i portokallit, që janë papasterizuar dhe përveç kësaj, prerja dhe shtrydhja e shpejtë jep mundësinë të hyjnë shumë bakterie.

Fruta deti të marinuara

Njësoj si me peshkun e tymosur, edhe marinimi bëhet në të ftohtë. Kujdes me ushqimet e detit të marinuara sepse përmbajnë një sasi të madhe bakteriesh, ndonëse mund të mendohet se kripa i asgjëson. Asgjë si nxehtësia!

Pjepri

Pjepri njihet si bartës mikrobesh sepse frutat që rriten në tokë, ku zhvillohen bakteriet si E. coli apo Listeria. Këto qëndrojnë përgjithësisht në sipërfaqen e lëkurës së frutit, ndaj sido që të jetë duhet ta lani mirë atë përpara se ta qëroni.

Sallami i zakonshëm apo pikant

Sallami përpunohet në të ftohtë, duke përdorur mish të fermentuar, i cili mund të përmbajë shumë listeria, që e kanë të gjithë mishërat kur nuk përpunohen në nxehtësi të lartë. Më mirë shmangini, sado që t’u hahen.

Salcë Çezar e bërë vetë

Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë vezë të pagatuar mirë, siç janë salcat e bëra në shtëpi.

Tiramisuja

Njësoj si salcërat, mbushja kremoze e Tiramisusë bëhet me vezë të papjekura. Nëse nuk e dini me siguri se tiramisuja është pa vezë, më mirë zgjidhni një ëmbëlsirë tjetër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull