Njihuni me pasojat që alkooli lë në organzimin tuaj

3 Minuta Lexim

Tridhjetë sekonda pasi keni konsumuar alkooli, ai futet në trurin tuaj duke shkaktuar ndryshime në gjendjen tuaj shpirtërore, duke ngadalësuar reflekset dhe duke lëkundur ekuilibrin tuaj. Por çfarë ndodh më tej me organizmin tuaj pasi konsumoni alkool, ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Truri juaj tkurret
Nëse pini shumë alkool për një kohë të gjatë, ai mund të ndikojë në mënyrën se si duket dhe funksionon truri juaj. Qelizat e tij fillojnë të ndryshojnë dhe madje bëhen më të vogla. Pra nëse konsumoni sasi të mëdha alkooli për një periudhë të gjatë kohore, truri juaj mund të zvogëlohet. Kjo do të ketë efekte të mëdha në aftësinë tuaj për të menduar, mësuar dhe mbajtur mend gjërat.

Shkakton diarre dhe urth
Duke qenë se alkooli përshpejton lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë, me shumë mundësi ju do të përjetoni një irritim të zorrëve. Kjo është arsyeja pse konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në diarre, gjë e cila mund të kthehet në një problem kronik nëse konsumoni alkool rregullisht. Gjithashtu alkooli duke qenë se relakson muskujt në ezofag, mund t’ju shkaktojë ndjesi urthi.

Dëmton mëlçinë
Mëlçia juaj përpunon pothuajse të gjithë alkoolin që ju konsumoni dhe gjatë këtij procesi, ajo trajton shumë toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit, me kalimin e kohës, rrit sasinë e yndryrnave në këtë organ. Kjo kufizon rrjedhjën normale të gjakut dhe qelizat e mëlçisë nuk marrin atë që u nevojitet për të mbijetuar. Kjo gjëndje çon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si Cirroza.

Dëmton pankreasin dhe shkakton diabet
Pankreasi prodhon insulinë dhe enzima të tjera tretëse, që ndihmojnë zorrët të përpunojnë ushqimin. Alkooli mund ta dëmtojë këtë process duke lënë toksina në brendësi të pankreasit dhe në këtë mënyrë të shkaktojë inflamacion. Me kalimin e viteve, kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze në pankras, i cili nuk do të jetë më në gjendje të prodhojë insulin, duke çuar kështu në diabet.

Alkooli mund ta lodhë zemrën tuaj
Ndodh që kur e tejkaloni masën e konsumit të alkoolit, mund të përjetoni probleme me ritmin e zemrës. Por kur abuzimi zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ky shqetësim mund të bëhet kronik. Konsumi i tepërt i alkolit për vite me rradhë, mund të dobësojë muskujt e zemrës. Për këtë arsye zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur, gjë e cila ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj.

Dobëson sistemin imunitar
Alkooli bën që trupi juaj të mos mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të bardha, të cilat duhen për të luftuar bakteret. Kjo është arsyeja që 24 orë pasi keni konsumuar alkool, të jeni më të rrezikuar ndaj sëmundjeve./AgroWeb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull