Presidenti Joe Biden u pa duke injoruar komplet direktivat e agjentit të Shërbimit Sekret i cili po përpiqej ta drejtonte për në Shtëpinë e Bardhë.
Gafa e fundit e Biden tregon se si Presidenti u filmua teksa kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas një vizite në Delëare.
Agjenti i thotë Biden-it që të kthehet tek trotuari, ndërkohë ai sikur mos ta dëgjonte fare, vazhdon të ndjekë hap pas hapi agjentin duke u futur dhe në bar.
Kjo video i ka lënë të tronditur kritikët e presidentit 78-vjeçar edhe njëherë, duke i shtuar bindjen se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Biden, i cili mposhti Trump-in në zgjedhjet presidenciale, është ndër Presidentët më të vjetër të zgjedhur.