Omertaja që po helmon Fierin

1 Minuta Lexim

Nga Klodian TOMORRI –

Ajo qe po ndodh ne Fier eshte nje krim monstruoz, i cili po konsumohet haptazi. Te djegesh mbetjet, perfshire ato toksike, duke helmuar nje qytet te tere eshte as me shume e as me pak, por krim kunder njerezimit.

Dyshimet shtohen edhe me shume nga fakti se e gjithe kjo ngjarje eshte mbeshtjelle nga nje heshtje e cuditshme. Askush nuk flet. As Bashkia, as qeveria, as prokuroria. Te gjithe heshtin, nderkohe qe qytetaret po helmohen.

Me shume gjasa e gjitha kjo duhet te kete lidhje me luften e brendshme ekonomike mes klaneve brenda maxhorances. Per disa arsye.

E para, kjo eshte nje maxhorance, e cila ka shume figura te larta me interesa direkte ne industrine e mbetjeve. Qe nga grumbullimi e deri tek perpunimi fundor.

E dyta, ditet e fundit Fieri eshte shnderruar ne nje nga fushebetejat kryesore te perplasjeve mes grupeve brenda maxhorances.

Nese eshte arritur deri aty sa te sakrifikohen qytetaret per interesat korruptive qe kane grupet e pushtetit, kjo e ben krim edhe me te rende. Por ne nuk e dime. Sepse krimin po e mbulon omerta, kodi mafioz i heshtjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull