Një vatër e madhe zjarri është raportuar në plazhin e Livadhit në Himarë.
Siç dallohet edhe nga pamjet e dërguara , kodra pranë plazhit është përfshirë nga flakët që rrezikojnë të përparojnë në drejt banesave në këtë zonë të pyllëzuar.
Aktualisht forcat e emergjencave dhe ushtrisë janë përqëndruar në shuarjen e flakëve në zonën e Dukatit.
