Paria Demokratike kallëzon në Strukturën e Posaçme anti-Korrupsion kryearin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Demoncimi vjen pas zbulimit se Ismailaj kishte gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizimit se nuk rezultonte i dënuar më parë.
Por pas verifikimeve, rezultoi se Ismailaj ishte dënuar në Greqi me 3 vite burg.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me anë të kallëzimit kërkon që SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun Ismailaj, për kryerjen e vëprës penale ë“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
“Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, bën me dije PD.