-Fragmente-
Pse ka pentagrami pesë viza e katër fusha?!
Brenda këtij pentagrami janë të gjithë rrathët e kuvendit të jetës së një njeriu: familja, mëhalla jote, mëhalla e gruas, e nënës dhe mëhalla e miqësisë.
…..
Shqipërisë i rrëmbyen edhe thërrimet e saj. Unë, vetëm i kam dhënë asaj.
Unë jam burrë me vlera, madje kam vlerë kombëtare. Ma dhanë, nuk e rrëmbeva.
Po burrat e sotëm të shtetit, nuk janë nga ata. Këngën ma duan, po në spital nuk më gjejnë, se s’janë me fisnikërinë e shtetarit.
Shtetarët e sotëm nuk para shkojne në spitale tek poetët.
Unë kënaqem pa shpenzime të medha dhe vlerësoj dhe kush ma bën vizitën.
……….
Bjermë pesë shokë labër dhe më ke dhënë kënaqësinë.
Unë dua tingullin, fjalën, librin. As dashi s’më hyn në punë!…
……….
Unë sallonet i kam parë para djemve të mi. Kam parë aq sa shikohesh në atë kohë. Të shikoje aq sa pashë. Mua më çoi vlera shtetërisht. Edhe në Francë poet u paraqita, se ata poetin e kanë të shenjtëruar.
….
Jam i kënaqur shumë. Nëna është e dhembshur. Eshtë qelq i florinjtë me mjaltë brenda. Babai është tjetër: Eshtë mal edhe me borë, edhe me lule.
Kam pasur një nënë heroinë që i ngjan vetëm gruaja ime.
……..
Nuk ka poet që të bëjë këngën e babait.
Këngë për babanë nuk bëj dot. Për nënën bëj 700. Për heronjtë, trimat. Nuk bëj dot këngë për babanë, nuk ka bërë Driteroi, Xhevahiri, Kadareja…
Në letërsinë europiane poetët nuk kanë bërë dot këngë për babain.
Naimi bëri këngë për vajzën, për gruan por, për babanë nuk ka këngë.
Çajupi, ai është poeti i bukurisë së gruas së gjirit, por nuk ka këngë për babain e vet.
Spitali i Traumës, Tiranë 2020
Familja