Preng e Antoneta Paluca mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së tyre në Kamëz. Një person i ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur çiftin Paluca, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar autorin.
Nga raportimet mësohet se arma me të cilën u qëllua ndaj Preng e Antoneta Palucas ishte pistoletë, ndërsa fakti që nuk u dëgjuan zhurma tregon se autori mund të ketë përdorur një silenciator.
Zyrtarisht policia nuk ka nxjerrv një version lidhur me shkakun e atentatit, ku duket se objektiv ishte Preng Paluca, i cili ka marrë një plumb në brinjë, por ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Bashkëshortja e tij, gjithashtu ka marrë një plumb në këmbë dhe gjendja e saj ndodhet e stabilizuar pa probleme serioze.
Banesa e çiftit është e pajisur me të paktën 4 kamera siguria për të cilat besohet të kenë fiksuar momentin e atentatit, ndërsa do të ndihmojnë punën e policisë në zbardhjen e ngjarjes.