Katastrofë mjedisore mund të quhet ajo që ndodhë në fshatin Linzë e komunës së Dajtit. Siç shikohet edhe nga pamjet përroji me ujë të kristaltë që kalon përmes fshatit është i mbuluar nga plehra dhe mbetje urbane. Asnjë masë nuk është marrë ndër vite nga komuna e Dajtit apo autoritete të tjera vendore për parandalimin e kësaj ndotje mjedisore që sa vjen e i rrit përmasat, e ndodhur vetëm 4 km larg nga zemra e Tiranës dhe rreth 1 km nga fshati Surrel ku ka shtëpinë Kryeministri i vendit.
Fshatin Linzë të cilin natyra e ka bekuar me gjelbërim të vazhdushëm gjithë katër stinëve, ullinjë qindra vjeçar pa fund, përrenjë me ujë të kulluar që burojnë nga mali i Dajtit dhe sigurisht ajrin e pastër e ndotin këto pamje që ndodhen jo më larg se 100 metra nga zyra komode e z. Kujtim Qefalia, ish kryetarit të kësaj komune i zgjedhur që në vitin 2007 e deri më sot, por me emërim të ri si administrator i njësisë Dajt.
Më e pakta që mund të bënte Administratori ishte vendosja e disa kontenierëve për plehrat që banorët të cilët sa vijnë e shtohen të mos i hedhin plehrat në përrua, pasi në këto ditë të nxehta vere ato perveçse vatër infeksioni e sëmundjesh, përbëjnë edhe rrezik potencial për ndonjë zjarr të mundshëm i cili do të përbënte një katastrofë të vërtetë për banorët dhe gjithë parkun Kombëtar të Dajtit.
A.D