Shqipëria ka humbur 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 69-të, nga e 66-a që ishte.
Krejt ndryshe ndodh me Kosovën, e cila është përmirësuar me 5 vende. Aktualisht është 115-ta, vetëm një pozicion nga vendosja më e mirë historike e Dardanëve.
Kreun në FIFA e mban Belgjika, ndërsa në vendin e dytë është Brazili që kaloi Francën. Italia tashmë ngjitet në vendin e pestë. Humbin pozicione Spanja dhe Portugalia.