Sekuestrohen 115 kg kafe kontrabandë në Tiranë, arrestohet 61-vjeçari, nën hetim bashkëshortja

1 Minuta Lexim

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 115 kg kafe. Në pranga ka rënë një 61-vjeçar dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

Policia informon se “u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit V. H., 61 vjeç dhe u procedua  penalisht bashkëshortja e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë.”

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj  në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull