Shqipëria do të strehojë afganët, reagon Yuri Kim

1 Minuta Lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka falenderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera për pranimin e afganëve pas pushtimit të vendit nga talebanët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim ka rishpërndarë fjalët e Ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright. Kjo e fundit shkruan se të gjithë duhet të përqëndrohen në shpëtimin e jetëve në Afganistan.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë nëFal rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit të aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t’i ndjekin,”- shkruan Albright në postimin e publikuar nga Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull