Si e fitoi Rama mandatin e tretë? Spartak Ngjela plas “bombën” e radhës

1 Minuta Lexim

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar mediokre qeverinë, kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama, kryesisht në këto vitet e fundit.

Sipas Ngjelës në këtë mandat të tretë, të cilin avokati thotë se e fitoi nga Berisha, duhet ta plotësojë me akademikë dhe persona të kultivuar.

Arsyeja se pse avokati thotë se ishte Berisha që i dha mandatin e tretë Ramës, është sepse njerëzit nuk e duan ish-kreun demokrat, dhe kështu “nga e keqja” votojnë Ramën.

“Edi Rama ka pasur deri tani qeveri mediokre. Dhe kjo vetëm për shkak të opinionit publik, sepse njerëzit nuk e duan Saliun. Ju e patë sa vota mori Saliu. Në këto momente Shqipëria është në një pikë të nxehtë në funksion të zhvillimit. Mund të them se e vetmja shpresë e maxhorancës është të nxjerrë një qeveri në funksion të ekspertizës. Ku ka qeveri në botë që nxjerr ministra të panjohur. As Mao Ce Duni nuk e ka lejuar këtë. Pra do të nxjerrë një qeveri të nivelit të lartë. Presim e shohim nëse do i drejtohet botës akademike”, tha Ngjela.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull