Situata alarmante nga zjarret në Gjirokastër, habit me deklaratën e tij kreu i bashkisë

1 Minuta Lexim

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka thënë sot në një prononcim për mediat, se në fshatin Saraçinisht ka rreth 100 banorë, shumica të moshuar që nëse nuk pranojnë të evakuohen, do të përdoret forca.

Kjo për të mirën e tyre sepse, edhe pse vatra e zjarrit është larg banesave, rreziku ekziston.

Janë vendosur 15 trupa tha ai, që shërbejnë për evakuimin e banorëve, ndërkohë që janë të pranishëm dhe Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

“Po vazhdojmë punën me emergjencat civile. Janë drejtuesit e FA dhe të zjarrfikëseve që vendosin sa i takon anës profesionale. Në operacione jasnë përfshirë forcat e armatosura dhe ato të bashkisë si dhe policia. Vatra është larg fshatit, por prapë për çdo gjë, kemi çuar ambulancë sepse ka shumë të moshuar. Në fakt është e vërtetë që disa nuk duan të evakuohen, por patjetër do të ndërhyjmë me forcë sepse shumica janë të moshuar dhe e kanë të vështirë të dalin nga banesa. Gjithë pjesa e konvikteve. Por kujtojmë se bëhet fjalë për një fshat me rreth 100 banorë”, tha Flamur Golemi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull