Situata në Afganistan, aktivistja e njohur del me thirrjen e fortë

2 Minuta Lexim

Aktivistja e njohur, laureatja e Nobelit për paqen, Malala Yousafzai, i tha BBC-së se vendet e botës duhet të hapin kufijtë e tyre për refugjatët afganë, pas rënies së qeverisë së vendit ndaj talebanëve.

Malala Yousafzai i tha Sima Kotecha të BBC Newsnight se bota duhet të veprojë dhe se çdo shtet tani më shumë se kurrë, duhet të luajë rolin e tij.

“Ne po shohim disa imazhe shokuese në rrjetet sociale. Njerëzit po arratisen. Po gjejnë një mënyrë për të qenë të sigurt. Kështu që kur ti shikon këtë, e kupton që kjo është një emergjencë humanitare mbarë botërore. Kriza është shumë e madhe. Nuk mund ta shikojmë vendin të bëjë hapa prapa. Duhet të bëjmë shumë për të mbrojtur gratë dhe vajzat, grupet minoritare dhe për të sjellë paqen e stabilitetin në rajon. Unë mendoj se çdo shtet tani ka një rol dhe një përgjegjësi të madhe. Vendet duhet të hapin kufijntë për refugjatët afganë. I kam dërguar një letër kryeminstrit të Iranit (Imran Khamn) dhe i kam kërkuar që të lejojë refugjatët, por gjithashtu edhe të sigurohet që fëmijët refugjatë dhe vajzat e vogla të kenë akses në arsimim. E ardhmja e tyre nuk ka humbur. Ata mund të shkojnë në shkollë. Ende nuk kam kontaktuar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, por kushdo që më dëgjon tani, mendoj që është e rëndësishme që ata të kujtojnë që kanë për detyrë të ndërmarrin një rol strategjik. Është e rëndësishme jo vetëm për paqen në Afganistan, por edhe për në të gjithë globin”, tha ajo.

Aktivistja pakistaneze u qëllua në kokë nga militantët talebanë në vitin 2012, sepse ajo bëri fushatë për arsimimin e vajzave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull