Një sulm i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e ministrit të Brendshëm të Afganistanit në Kabul, duke lënë të vdekur tetë persona.
Ky është sulmi i parë i kësaj shkalle nga militantët talibanë në qytet për gati një vit.
Bismillah Khan Mohammadi nuk ishte në shtëpi të martën mbrëma kur njerëz të armatosur detonuan një bombë në veturë dhe gjuajtën në zonën e fortifikuar rreth shtëpisë, raporton BBC.
Familja e tij ishte evakuuar dhe katër nga qitësit u vranë, kanë thënë zyrtarët.
Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin.
Grupi po ashtu ka paralajmëruar sulme të tjera ndaj liderëve qeveritarë. Ato vijnë derisa luftimet janë përshkallëzuar në qytete tjera pas tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës.
Më shumë se 20 persona raportohet të jenë plagosur në këtë incident.
Policia ka thënë se katër nga pesë sulmuesit janë vrarë pasi kishin arritur të hynin në villën e ministrit. Ministri i Brendshëm tha se ky ishte një sulm vetëvrasës.