Sulmuesi i ri i Barcelonës, Sergio Kun Aguero, ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona vetëm pak javë pas transferimit.
Kjo si pasojë se ndihet i tradhtuar nga klubi i Barcelonës, që i kishte premtuar se do të luante me patriotin e tij, Lionel Messi, shkruajnë mediat pranë klubit.
I sapo ardhur nga Manchester City këtë verë, argjentinasi i ka kërkuar agjentëve të tij të shohin mundësinë e pezullimit të kontratës 2-vjeçare që ka firmosur.
Një dalje e tillë nga klubi, do të fuste Barcelonën në krizë me dy sulmues të ikur. Pas transferimit të tij te Barcelona, argjentinasi Kun Aguero e quajti klubin “ekipi më i mirë në botë”, dhe tani kërkon largimin.
“Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur, të vij këtu është një hap përpara në karrierën time,” tha Aguero në atë kohë.