U arrestua me shumë bujë nga SPAK për korrupsion, Apeli i GJKKO-së liron nga burgu juristen e Fatos Tushes

1 Minuta Lexim

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë për jusristen e Bashkisë së Lushnjës, Blerta Turku, duke e liruar nga burgu dhe duke e lënë në “Arrest shtëpie”.

Ky vendim sipas avokatit, mbrojtës së juristes Andi Hasanaj, vërteton pretendimet se klientja e tij nuk ka kryer asnjë vepër penale, por ka zbatuar ligjin.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.

Kujtojmë se Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për shpërdorim detyre dhe shkeljse të procedurave në tendera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull