Java që presim përpara parashikohet të jetë një tjetër javë me mot kryesisht të kthjellët por gradualisht temperaturat në vlerat e mesditës bien dhe nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parshikohen me mot të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Për ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave hera-herës deri dhe të dendura. Në zonën e veriut (kryesisht zonën e Alpeve dhe verilindje) do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Reshje shiu të dobta dhe të izoluara parashikohen edhe në relievet e tjera malore të vedit.
Java mbyllet me ditën e Enjte dhe atë të Premte me mot të kthjellët si dhe vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe ato malore të vendit.
