Zbulohet kontinenti i 8-të? Ja ku gjendet

2 Minuta Lexim

Rreth 1.000 metra nën Paqësorin jugor ndodhet një copë tokë me madhësi 2 milionë kilometra katrorë – e madhe sa rreth gjysma e Australisë.

Por shkencëtarët nuk mund të bien dakord nëse kjo masë toke e zhytur, e quajtur Zealandia, është një kontinent apo jo.

Një ekip gjeologësh e shpalli atë në vitin 2017, por jo të gjithë studiuesit janë të bindur për këtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Nuk është si një mal, vend apo planet. Nuk ka asnjë organ zyrtar që të miratojë një kontinent”, tha Nick Mortimer, një gjeolog nga GNS Science i Zelandës së Re, i cili drejtoi grupin e vitit 2017.

Ndërsa përkufizimi i një kontinenti është i diskutueshëm, grupi i Mortimer sugjeroi që një kontinent duhet të ketë kufij të përcaktuar qartë, të zërë një sipërfaqe më të madhe se 1 milion kilometra katrorë, të ngrihet mbi koren e oqeanit përreth dhe të ketë një kore kontinentale më të trashë sesa ajo kore oqeanike.

Dhe Zealandia i plotëson të gjitha ato kushte.

Problemi, megjithatë, ishte se deri vonë, korja dhe shkëmbi më i vjetër “i mostruar” ndonjëherë nga Zealandia ishte vetëm 500 milionë vjet i vjetër, ndërsa të gjithë kontinentet e tjera përmbajnë kore që janë 1 miliard vjet ose më shumë.

Por një studim i fundit zbuloi se një pjesë e kontinentit të zhytur është dy herë më e vjetër nga sa mendonin gjeologët më parë, gjë që mund të nxisë argumentin e Mortimer.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull