Zjarr në Tiranë, shkrumbohet apartamenti në katin e gjashtë

0 Minuta Lexim

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në Astir është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Familjarët që jetonin brenda tij janë evakuuar, ndërsa në vendin e ngjarjes mësohet se kanë arritur edhe dy zjarrfikëse.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull