Maqedonia e Veriut është përfshirë nga zjarret që kanë “pushtuar” Ballkanin.
Situata më e rënduar paraqitet në Kumanovë, ku janë djegur disa pyje, ndërsa qyteza e Koçanit rrezikohet pasi flakët masive kanë përfshirë pyllin pranë kësaj zone.
Ushtria është angazhuar, duke hedhur ujë me helikopterë nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Gjithashtu edhe Kosova nuk i ka shpëtuar zjarreve, të cilat janë favorizuar nga temperaturat e larta.
Komuna e Suharekës prej tre ditësh vijon të jetë ndër më të prekurat nga zjarret masive, ku si pasojë është shkrumbuar një shtëpi në fshatin Vraniq.
Mbrëmjen e sotme pritet ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it, për të marrë nën kontroll situatën në vend.