Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, të cilat rrezikojnë banesat, ndërsa po iu afrohen me shpejtësi.
Siç duket edhe në foto, e gjithë zona është mbuluar nga një re e madhe tymi. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ditët e fundit vatra zjarri janë aktivizuar në vendin tonë, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kullotash, por edhe ullishte, të cilat janë favorizuar edhe nga temperaturat e larta.