Arriti t’i shpëtonte luftës në Kabul, ndërron jetë 5-vjeçari afgan në Poloni

1 Minuta Lexim

Një pesëvjeçar ka vdekur në Poloni pasi ka ngrënë kërpudha helmuese derisa vëlla i tij gjashtëvjeçar mbetet në gjendje kritike.

Sipas medieve të huaja, mjekët në spitalin kryesor të fëmijëve në Poloni konfirmuan të enjten se djaloshi, i cili ishte evakuuar kohët e fundit nga Kabuli, kishte vdekur.

Vëllai i tij gjashtëvjeçar mbetet në Qendrën për Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Varshavë dhe iu është nënshtruar transplantit të mëlçisë.

Dy fëmijët dhe motra e tyre më e madhe u shtruan në spital javën e kaluar, pasi konsumuan kërpudhat pranë vendit ku po qëndronin.

Është bërë e ditur se familja kishte mbledhur kërpudha shumë helmuese në pyll rreth qendrës së refugjatëve në Podkoëa Lesna, pranë Varshavës.

Ndërsa vajza 17-vjeçare është liruar në gjendje të mirë, mjekët thanë se vëllai i madh kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme në trurin e tij.

Prindërit e fëmijëve ishin gjithashtu në spital nën kujdes psikologjik. Prokurorët dhe policia në Poloninë qendrore po hetojnë incidentin.

Polonia kishte evakuuar familjen muajin e kaluar me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull