BASHA, FIRMËTARI I NJË VENDIMI HISTORIK

3 Minuta Lexim

Nga Xhovan SHYTI –

Dy ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërmori morri hapin e guximshë të përjashtimit të “kumbarit” të tij paraardhës nga rradhët e grupit parlamentar të partisë që drejton duke qenë i pari, pas SHBA-së, ndëshkues i njeriut që për tre dekada i ka vendosur vetes pazmoren e pandëshkueshmërisë.

Pavarësisht gjuhës së moderuar të përdorur nga Basha, si në komunikimin përpara mediave të lajmit skup, apo të komentimit të këtij akti pas seancës parlamentare të së premtes, një gjë mbetet e sigurt: Nga e premtja e zezë e në vijimësi Sali Berisha, me status të vetëshpallur si “lider historik”, “njeriu që dërmoi komunizmin” (fatkeqësisht të pashqitshëm edhe sot e kësaj dite), nuk do të jetë pjesë e strukturës parlamentare të Partisë Demokratike.

Një akt i gjithëpritur ky jo vetëm, nga SHBA dhe partnerët europian, që krahas vlerësimit pozitiv garantuan vijimësinë e bashkëpunimit me PD-në nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, duke rikthyer shpresën e fatit të saj euro-atlantik.

Por përveçse nga partnerët ndërkombëtarë, vendimi i Lulzim Bashës, që e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, gjeti jehonë entuziasmi edhe nga pjesa dërmuese e shqiptarëve buzëplasur, viktima të pasojave të ardhura nga despotizimi i tejzgjatur berishian.

Përtej kusureve që mbart mbi supe përgjatë kohës kur ka qenë drejtues pushtetesh, pjesë e kabineteve qeverisëse të Sali Berishës, kryebashkiak i kryeqytetit, apo pjesë e afërt e çadrës familjare të berishajve, për vendimarrjen e distancimit të Partisë Demokratike nga Sali Berisha, person i shpallur “non grata” nga SHBA, të marë pasdites e së enjtes, Lulzim Basha, duhet duartrokitur.

Dhe, nëse ky vendim distancues duhet vlerësuar si historik për faktin se i rihapi rrugën e bllokuar  euroatlantike Partisë që drejton, të themeluar nga studentët dhe shqiptarët vizionarë që aspironin liri-demokracinë, firmëtari i këtij akti me peshë historike për të ardhmen demokratike të Shqipërisë quhet Lulzim Basha. /Arberia News

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arberianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianeës.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull