Bie masivi i dheut në një minierë në Bulqizë, mbetet i bllokuar një punonjës

1 Minuta Lexim

Një minator ka mbetur i bllokuar ditën e sotme në minierë pasi ka patur një rënie të një masivi minerali.

Sipas njoftimit paraprak nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 ditën e sotme në Bulqizë.

Mënjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi i avari-shpëtimit të minierave të cilët po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të puntorit, indetiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull