Nëpërmjet një deklarate Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSH), ka reaguar lidhur me ato që ai i etiketon si ” pengime, përdorime dhe lojra që bëhen me Radio Televizionin Publik Shqiptar” të mbetur që prej katër muajve pa drejtor të Përgjithshëm dhe në dorë të Martin Lekës, zvendësdrejtorit të pashqitshëm përmbi dhjetë vitesh.
Ja teksti i plotë :
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
– Për pengimet, përdorimet dhe lojrat që bëhen me Radio Televizionin Publik Shqiptar –
Tiranë 23 shtator 2021
Ka disa muaj që RTSH ka mbetur pa Drejtorin e Përgjithshëm dhe funksionet administrative i kryen zëvendësdrejtori i këtij institucioni. Martin Leka.
Mbarimi i mandatit të zotit Thoma Gëllçi, si drejtor i Përgjithshëm i RTSH, në kushtet normale, do të duhej të bashkëshoqërohej me procedurat paraprake të zgjedhjes së Drejtorit të ri pasardhës.
Arsyet pse kjo procedurë nuk është kryer në kohë mbeten vetëm dijeni e Këshillit Drejtues të RTSH, por periudha e tranzicionit, që vijon në drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të medias publike në vend, është kohë e një keqpërdorimi, deformimi dhe përdorimesh.
Ditën e sotme, më 23 shtator 2021, Këshilli Drejtues ka njoftuar mbledhjen e radhës. Ndërkohë që sipas pohimeve të gazetarëve të këtij enti mediatik, zv/drejtori i Përgjithshëm Martin Leka merr guximin t’i propozojë Këshillit Drejtues të RTSH-së: “Ndryshime në strukturën organizative, ndryshime në librin e pagave, etj.
Ditët e fundit pranë UGSH ka pasur disa ankesa dhe denoncime shkeljesh, abuzimesh, dhe përdorimesh të politikave administruese dhe menaxhuese të RTSH-së, një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në disa media të vendit.
Propozimet nga drejtuesi në tranzicion i institucionit për ndryshim të strukturës organizative të RTSH-së përbën një nonsens dhe karshillëk ndaj një së drejte morale dhe administruese që duhet të ketë Drejtori i Përgjithshëm i mandatuar sipas ligjit.
Publikimi bashkë me deklaratën tonë i propozimeve të zëvendës-drejtorit Martin Leka për ndryshim strukture dhe librin e pagave janë thjesht një përdorim i pastër, mundësi e qartë për selektime dhe politika favorizuese ndaj individësh dhe kategorish, sipas preferencës individuale apo klienteliste.
UGSH i drejtohet Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe posaçërisht kryetarit, zotit Leka Bungo, ta ndalë procedurën e miratimit të vendimeve që ndryshojnë strukturën aktuale organizative të institucionit, të mos i shkaktojë kosto dhe fatura institucionit me lëvizje, shkurtime dhe emërime të cilat do të duhet të përballen me platformën e re të detyrueshme që duhet të sjellë Drejtori i ri i Përgjithshëm.
UGSH shpreh shqetësimin se vonesa e kësaj zgjedhjeje të re është e lidhur më qëllime, preferenca dhe arsye të pastra politike. Për këtë arsye, organizata jonë i tërheq vëmendjen edhe OSBE-së si organizata ndërkombëtare që është e angazhuar prej vitesh me monitorimin dhe garantimin e standarteve të medias publike në Shqipëri, të reagojë pa humbur kohë dhe të monitorojë gjithë marrëdhëniet e brendshme në institucionin e medias publike për të cilin derdhen përvit miliona euro nga taksapaguesi shqiptar.
Në ditët e ardhme, UGSH do të denoncojë shumë fakte dhe dokumenta abuzive që kanë lidhje me administratorët dhe menaxhuesit e RTSH-së.
Ne vërrejmë se ky institucion në periudhat tranzite të zgjedhjes së titullarit të saj shndërrohet në mundësi përfituese për emërime klienteliste, të porositura politikisht dhe me shërbimet e ndryshme brenda tij ka shkelje dhe përfitime që shkaktojnë kosto dhe lenë hapësira për korrupsion.
Zyra e Informimit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
KËRKESA E ZV. DREJTORIT MARTIN LEKA DREJTUAR KëSHILLIT DREJTUES
Nr. _________ Prot. Tiranë më ____. ____.2021
Lënda: Propozim për miratimin e disa ndryshimeve në Strukturen Organizative te Drejtorise se Pergjithshme te RTSH-së
Drejtuar: KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH
Z. Leka BUNGO / KRYETAR
I nderuar Z. Kryetar,
Bazuar në nenin 105, pika 2 të Ligjit nr. 97/2013 “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenin 23, pika 4 të Vendimit nr. 98/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, datë 22.12.2016 “Për miratimin e Statutit të RTSH”, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së, i propozon Këshillit Drejtues të miratoj disa ndryshime ne Librin e Pagave te Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, si dhe ne Strukturen Organizative te Drejtorise se Pergjithshme të RTSH-së për vitin 2021, si me poshtë vijon:
NDRYSHIME NE STRUKTUREN ORGANIZATIVE
- Drejtoria e Marredhenieve me Jashte do te bashkohet me Sektorin e Projekteve dhe Administrimit te te Drejtave dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria e Marredhenieve me Jashte dhe Projektet″ me strukturen e meposhteme:
1. Drejtor Drejtorie
3. Specialist
1. Pergjegjes i Sektorit te Projekteve & Administrimit te te Drejtave
1. Specialist (ekonomist)
1. Specialist (jurist)
- Te shkurtohet vendi i punes ne emertesen “Drejtor i Transmetimeve Lokale”:
- Drejtoria e Burimeve Njerezore do te bashkohet me Drejtorine e Administrates dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Administrates” me strukturen e meposhteme:
1. Drejtor Drejtorie
3. Specialist
1. Pergjegjes i Sektorit te Administrates
1. Inxhinier (mekanik)
1. Asistente e Drejtorit te Pergjithshem
14.Punetore pastrimi
5. Recepsioniste
5. Teknike (mekanik, elektriçist, murator, kondicionerist, hidraulik)
1. Inspektor i mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit
2. Marangoz
1. Bahçevan
13. Shofer & Shofer ne terren
- Drejtoria e Juridike ristrukturohet duke u bashkuar me Sektorin GIS dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria Juridike dhe Administrimit te aseteve″ me strukturen e meposhteme:
1 Drejtor Drejtorie
4 Specialist Jurist
1 Pergjegjes Sektori i Regjistrimit dhe Administrimit te Aseteve
1 Specialist
- Drejtoria e Promocionit dhe e Kerkimit te Tregut ristrukturohet, duke perfshire ne strukturen e saj dhe Sektorin e Grafikes, i cili merret nga Departamenti i Prodhimit te RTSH.
Struktura e kesaj drejtorie do te jete si me poshte:
1 Drejtor drejtorie
1 Pergjegjes i sektorit te promocionit
1 Menaxher i promocionit te brandit
1 Menaxher i promocionit te lajmeve & sportit
1 Menaxher i promocionit te emisioneve tematike
1 Menaxher i promocionit te programeve
1 Menaxher per marredheniet me publikun
1 Pergjegjes i kerkimit te tregut
1 Specialist i kerkimit te tregut
1 Specialist i studimit te konkurenteve
1 Kordinator pergjegjes i Grafikes
4 Grafiste te sportit (reklama & transmetimi)
7 Grafist i Programeve
3 Grafist i reklamave te pergjithshme
1 Disanjer 2D
1 Fotograf
Bashkangjitur ketij propozimi do te gjeni dhe Strategjine Promocionale te kesaj Drejtorie.
NDRYSHIME NE LIBRIN E PAGAVE
- Të hiqet nga klasa e XII eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, emërtesa ″Drejtor i Transmetimeve Lokale″.
- Të hiqet nga klasa e VI eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, emërtesa ″N/Biblioteke″ dhe te shtohet në Klasën e VIII.
- Te shtohet në Klasën e X të Librit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike, Departamentit të Prodhimit emërtesa ″Inxhinier (mekanik)″.
- Të hiqet nga klasa e XII eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa“Drejtor i drejtorise se grafikes”.
- Të hiqet nga klasa e XI eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa″Përgjegjës i Sektorit te Grafikes se Lajmeve, Sportit, Programeve dhe te Reklamave në Dep. e Prodhimit″
- Të shtohet ne klasen e XI teLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa“Kordinator pergjegjes ne sektorin e grafikes”.
Numri i vendeve të punës në Strukturën Organizative të Drejtorise se Pergjithshme do te jete 124.
Duke besuar në bashkëpunimin tuaj,
Me respekt,
ZV/DREJTOR I PËRGJITHSHËM I RTSH
Martin LEKA