Dëmet që vijnë nga qasja “s’kemi asgjë për të humbur”

9 Minuta Lexim

Nga William L.SILBER -*

Presidentët, gjeneralët, diktatorët dhe njerëzit e zakonshëm, ndërmarrin gjithmonë rreziqe të mëdha kur gjykojnë se “nuk kanë asgjë për të humbur”. Kjo është e ngjashme me lëvizjen taktike të një qendërmbrojtësi në futbollin amerikan, që bën të ashtuquajturin pasimi “HailMary” (Ave Maria).

Por pasojat e një strategjie të tillë në politikë, luftë dhe biznes, janë zakonisht më serioze sesa rezultati i një loje futbolli. Për shembull,në Lindjen e Mesme ajo ka prodhuar konflikte të vazhdueshme, dhe kjo sepse palët ndërluftuese kanë menduar se nuk kanë asgjë për të humbur.

Konkursi vjetor i tregut të aksioneve në kompaninë e brokerimit TD Ameritrade ilustron se cilët janë stimujt kur nuk ka asgjë për të humbur. Secili nga ekipet fillon garën me aksione me vlerë 500.000 dollarë, dhe një çmim përfundimtar në para shkon për ekipin, portofoli i të cilit arriti fitimin më të lartë në hapësirën e një muaji.

Në vitin 2015, studentët Universiteti Shtetëror  Misurit Juglindor mundën 475 garues të tjerë duke e çuar shumën fillestare 500.000 dollarë në 1.3 milionë dollarë. Asnjë nga studentët fitues nuk dinte asgjë për financat. Atëherë si ia dolën?

Sipas drejtuesit të ekipit “Ne nuk kishim asgjë për të humbur. Nëse në fund do të humbnim të 500.000 dollarët në rregullNë thelb thjesht vendosëm të rrezikonim sa më shumë që të ishte e mundur.

Kjo qasje shfrytëzoi rregullat e një konkursi, që në fund shpërbleu vetëm fitimin më të madh, duke injoruar të gjitha humbjet. Vetë studentët nuk do të pësonin asnjë dëm nga humbja e parave, ndaj ata hartuan strategjinë e tyre në përputhje me rrethanat.

Kjo anekdotë mund të duket e parëndësishme, por e njëjta logjikë ndiqet shpesh nga protagonistët në konfliktet e botës reale. Për shembull, ndjekja e dorëzimit të pakushtëzuargjatë kohës së luftës mund të ketë pasoja katastrofike të padëshiruara.

Kur presidenti amerikan Franklin D.Roosevelt, e prezantoi ​​këtë kërkesë të popullarizuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ministri gjerman Propagandës, Joseph Goebbels, i tha Hitlerit se tani “gjermanët nuk kanë asgjë për të humbur, dhe gjithçka për të fituar”, duke vazhduar të luftojnë.

Gjenerali amerikan Dwight D.Eisenhower, komandanti itrupave aleate në Evropë dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-sëra dakord me qasjen e Goebbels. Në nëntorin e vitit

1944, ai paralajmëroi Shefat e Shtabit të Ushtrisë Amerikane në Uashington se rezistenca e vazhdueshme dhe e fortë e armikut” buron pjesërisht nga propaganda naziste, e cila po bind çdo gjerman, se dorëzimi i pakushtëzuar nënkupton shkatërrimin e plotë të Gjermanisë dhe eliminimin e saj si komb.

Hitleri u mbështet tek ajo qasje për t’i motivuar trupat e tij për të ndërmarrë një kundërsulm të dëshpëruar në dhjetor të vitit 1944 (Beteja e Bulges), duke u drejtuar këtë mesazh:“Kjo është një lloj beteje si e Hunëve dikur, në të cilën ju ose rezistoni, ose mundeni dhe vdisni!”Por as kjo strategji nuk ndryshoi rezultatin e luftës, që për gjermanët ishte tashmë e humbur.

Por ajo prodhoi mizorinë më të keqe ndaj trupave amerikane në Evropë:masakrën në qytetin belg Malmedi. Një qasje e ngjashme“nuk ka asgjë për të humbur”, po nxit luftërat e vazhdueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në vitin 1973, kur kryeministrja izraelite Golda Meir u takua me Joe Bidenqë asokohe ishte një senator i ri amerikan nga Delueri, për të diskutuar mbi sigurinë e Izraelit, ajo i tha në një moment:Mos u shqetësoni … Ne izraelitët kemi një armë sekrete. Nuk kemi ku të shkojmë tjetër”.

Kohët e fundit, Izraeli është sjellë sikur nuk ka asgjë për të humbur në luftën kundër Hamasitpasi statuti themeltar i këtij të fundit ia mohon të drejtën e ekzistencës shtetit hebre. Neni 11 i statutit të Hamasit nis me fjalët:“Lëvizja Islamike e Rezistencës, beson se toka e Palestinës ka qenë një Vakëf Islam gjatë brezave të tërë, dhe deri në Ditën e Ringjalljes, askush nuk mund të heqë dorë nga ai ose një pjesë e tij, ta braktisë atë apo një pjesë të tij...”.

Dhe neni 13 ia mbyll plotësisht derën arritjes së paqes:Të ashtuquajturat zgjidhje paqësore dhe konferencat ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit palestinez, janë që të gjitha në kundërshtim me besimet e Lëvizjes Islamike të Rezistencës.”

Por edhe Izraeli duhet të merret me palestinezët, të cilët duan vetëm një shtet të tyrin, në vend të shkatërrimit të Izraelit. Siç vuri në dukje Riyad Mansour që ka statusin e vëzhguesit të Palestinës në Kombet e Bashkuara, në përgjigje të konfliktit të fundit në Gaza majin e kaluar, Izraeli ka dështuar në mposhtjen e vetëdijes kombëtare palestineze, dhe në zhbërjen e përkatësisë sonë kombëtare… Ne të gjithë qëndrojmë në një udhëkryq.

NdërkohëTzipi Livni, ish-zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë i Izraelit shkroi: Zgjidhja me dy shtete… duket po aq e rëndësishme sa kurrë më parë. Edhe nëse paqja nuk është afërt, pika e moskthimit pas është më pranë se kurrë më parë. Ne nuk duhet të shkojmë atje. Tani për tani gjëja më e rëndësishme, është të mbahet hapur rruga e bisedimeve”.

Pra me fjalë të tjera, kini kujdes nga armiqtë e qasjes “nuk ka asgjë për të humbur. Pak më shumë se 1 vit para se të vritej në Memfis, Martin Luther King Jr., përdori një ide të ngjashme për të shmangur revolucionin e armatosur.

“Trazirat rriten si pasojë e kushteve të patolerueshme. Revoltat e dhunshme krijohen nga kushtet revoltuese. Dhe nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa të ndërtosh një shoqëri me një segment të madh njerëzish që mendojnë se nuk kanë asnjë interes në të; të cilët mendojnë se nuk kanë asgjë për të humbur”-u shpreh ai. Në një botë të rrethuar nga konflikte të reja dhe të vjetra me shumën zero, ky leksion mbetet më aktual sa kurrë më parë./“Project Syndicate”

Shënim: William L.Silber, ish-profesor i financave dhe ekonomisë në Shkollën e Biznesit Shtern në Universitetin e Nju Jorkut, aktualisht këshilltar në Cornerstone Research”. Ai është autor i librit “Fuqia e qasjes ‘asgjë për të humbur’ në politikëluftë dhe biznes”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull