Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ka dhunuar nënën e tij e më pas i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale.
I riu rezulton i dënuar dhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij”, thotë policia.