Një zjarr masiv ka rënë sot në një zonë me ullinj në fshatin Vertop, në Poliçan.
Mësohet se fermeri Arben Fejzollari iu ka vënë flakën shkurreve në tokën e tij, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, duke marrë përmasa të mëdha.

Raportohet se deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë toke me ullinj. Zjarri është duke u përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e vështirë për shkak të errësirës.
Ndërkohë policia tashmë ka ndaluar të dyshuarin, shtetasin Fejzollari.