Ndërkohë që stadiumin e Elbasanit po zhvillohej ndeshja Shqipëri-Hungari një dron në të cilin ishte varur një tabelë që i thurrte lavde deputetit të “rilindjes” ka lenë me gojë hapur tifozët që mbushnin shkallët e stadiumit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pjesës së parë, kur mbi fushën e blertë është ngritur droni me banderolë në sfondin e të cilës shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”.
S’dihet nëse kjo ka qenë dëshirë e ndonjë grupi ndeshjendjekësish fansa të Taulant Ballës, apo është sajesë e vetë këtij të fundit për ti bërë karshillë Damian Gjiknurit, të emëruar si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, vend që prej dekadash e dispononte Balla, i spostuar sakaq në qarkun e Fierit me po të njejtën detyrë./ Arberianews.net