E rëndë në Durrës, turistja serbe mbytet në det

0 Minuta Lexim

Një turiste serbe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ajo ka qenë duke u larë në det dhe për pasojë është mbytur.

“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull