Ëndrra për t’u arsimuar dhe përballja me talebanët/ Flasin studentet afgane të strehuara në Shëngjin

2 Minuta Lexim

Hamosa dhe Nikba janë dy studente afgane që po qëndrojnë në Shëngjin. Ato kanë rrëfyer vendimin e trishtë për t’u larguar nga vendi i tyre si dhe besimin se regjimi i ri taleban në Afganistan nuk do të lejojë arsminin e të rinjve.

 

“Ishte vendimi më i vështirë që më është dashur të marr në jetën time pasi nuk më shkonte në mendje që do të largohesha një ditë nga vendim im, por situata e trishtë që ndodhi në Afganistan, më bëri të përballesha vetëm me një zgjedhje, të largohesha nga vendi im, për të qenë e sigurt, për të vazhduar jetën time. Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja gjatë 20 viteve të jetës sime, pasi të largohesha nga vendi nuk ishte asnjëherë një aternativë për ne, nuk ishte asnjëherë një zgjedhje. Kurrë nuk na e merrte mendja që vendi ynë, apo gjërat që kishim bërë gjatë 20 viteve të jetës sonë, bëmë më të mirën për t’u arsimuar, për t’i shërbyer vendit, të gjithë brezit,  por gjithcka u shkatërrua brenda natës.”

 

Studentët thonë se plani i talebanëve është që t’i mbajnë njerëzit në errësirë, pasi ata nuk duan njerëz të arsimuar.

 

“Nuk është një vendim që mund ta marrim tani sepse ata ndryshe flasin në publik, në twitter, në lajme dhe përfundimisht veprojnë ndryshe në terren, në praktikë. Ajo çka dëgjoj nga njerëzit, është që nuk i lejojnë vajzat në klasë të shtatë të shkojnë në shkollë, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Ata kanë frikë nga njerëzit që kanë dije, nëse njerëzit kanë dije, nëse marrin arsimim, ata do të dinë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Plani është që t’i mbajnë njerëzit në errësirë.”

 

Hamosa dhe Nikba vijonin studimet në Afganistan falë mbështetjes me bursë nga fondacioni i një gazetareje të BBC. Rrëfimi i vajzave është publikuar nga kryeministri Rama në rrjetin e tij social.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull