Nga Jonida GODOLE-
Per shume vite, portretet e ish-kryeminstres britanike Margaret Hilda Thatcher (Iron Lady) dhe kancelares gjermane Angela Dorothea Merkel („Mutti“) i kam pasur ne zyre, ne murin pas tryezes ku punoj. Dhe sa here flisja ne Skype ose Zoom me kolege e miq europiane, shumica nuk e permbante veten ne fund te bisedes: „Si mund te frymezohesh nga Thatcher, minuese e sindikatave, shtypese e te drejtave te punetoreve“, ose „ç’e mban Merkelin aty, apo se e mbushi Europen me refugjate e po na shkaterron Gjermanine, Greqine, Italiane….“
Afer tyre ndodheshin edhe portrete te politikaneve burra ne momente simbolike si takimi mes John F.Kennedy dhe Adenauerit (1963) apo renia ne gjunje e Willy Brandt ne Varshave (1970), po per ata rralle pyeste ndokush.
Si ka mundesi qe keto gra, me te ndryshme sa me s’ka mes tyre, si personalitete dhe stile, polarizojne dhe provokojne aq shume debat?
Shumica mendojne se analiza e grave ne politike mund te behet nga perspektiva e perkatesise gjinore dhe politikes (gender and politics): grate si ato „zaptojne“ nje profesion mashkullor dhe duke u „çfeminizuar“ apo „burreruar“ goditen dyfish, si nga grate, ashtu edhe nga burrat dhe per çfaredo qe arrijne, do korrin vetem kritika. Nese jane te vendosura do thuhet „epo helbete eshte kthyer ne burre“, nese kurojne veten do perballen me perçmimin „kjo e kupton politiken si sallon mode“, po shfaqen ndjenja njerezore ne pune e siper do t’u kujtojne hormonet, etj.
Por nese studion biografite e Thatcherit dhe Merkelit, veren perpos dallimeve, kaq shume pika te perbashketa:
1) Perkatesia gjinore ka qene shenjuese per karrieren e tyre. Te dyja u forcuan dhe shkelqyen ne parti tradicionale, thuajse patriarkale, mes burrash qe nuk ishin mesuar te drejtoheshin nga lidere femra. Ndryshe nga Merkel, Thatcher e shfrytezoi strategjikisht edhe feminitetin e saj per te çarmatatosur koleget meshkuj. Kurse Merkel e ngriti reputacionin e saj si „menaxhere e partise“ duke perfituar edhe nga kuotat e „grave protestante“ qe i duheshin partise. Te dyja grate u ndodhen ne momentin e duhur, ne vendin e duhur dhe me nuhatjen e duhur per politiken: Ne vitin 1990, Helmit Kohl iu deshen ne kabinetin e tij ministra nga Gjermania Lindore, te palidhur me policine sekrete, Stasin, dhe Angela Merkel ishte nje nder tre emrat qe ai zgjodhi, dhe me jetegjata ne politike. Pra, edhe nese perkatesia gjinore mund t’i kete ndihmuar ne hyrje te karrieres, jetegjatesia e tyre ne politike tregon se ato ia dolen vetem fale shkollimit dhe aftesive te tyre;
2) Te dyja vinin nga familje te lidhura me besimin dhe jetuan ne epoka historike te pazakonta: Thatcher ne Britanine e viteve 1930, mekuar me lirite individuale dhe tregun e shkembimit te lire, dhe Merkel ne diktaturen e Gjermanise Lindore ku „vetem po te mbyllje gojen, kishe shans te ecje perpara“; 3) Te dyja jane udhehequr nga nje intuite e forte dhe nuk i prene lidhjet me rrenjet e tyre nga erdhen; 4) Te dyja „vrane“ mentoret e tyre ne momentin vendimtar te karrieres se tyre – Merkel idhullin e saj Kohl pas aferes se financimeve te paligjshme per CDU, kurse Thatcher sfidoi Heath ne krye te konservatoreve; 4) te dyja nuk punuan per te lene pasardhes ne partite e tyre.
Per Thatcher eshte folur dhe shkruar shume pas vdekjes se saj; lista e arritjeve, por edhe e deshtimeve gjate qeverisjes se saj citohet vazhdimisht.
Koha do te jape verdiktin per kontributin e kancelares gjermane Merkel – por qysh tani, arritjet pozitive si stabiliteti i ekonomise gjermane apo stabiliteti politik i BE po kritikohen si stanjacion dhe ruajtje e status-quos, qe nuk ofrojne nje vizion modern te Gjermanise dhe Europes se ardhshme perballe sfidave te digjitalizimit, ndryshimeve klimetarike, forcimit te pandalshem ekonomik te Kines, etj.
Dhe megjithe hijedriten qe i shoqeron … ato do te mbeten shembull frymezimi jo vetem per grate