Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga mjeku Edvin Prifti për ndryshimin e masës së sigurisë “Pezullim nga detyra” të vendosur ndaj tij .
Mjeku ndodhet përballë togave të drejtësisë për tu mbrojtur lidhur me ngritjen e akuzës Korrupsion dhe fsheje të parave, akuza këto të ngritura ndaj tij pasi gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën dhe shtëpinë e mjekut atij iu gjendën shuma të mëdha parash për të cilat nuk dispononte asnjë burim zyrtar që mund t’i justifikonte.
Mjeku Edvin Prifti u lirua nga burgu në muajin mars si vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ndërsa pak kohë më parë SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, nën akuzat për korrupsion dhe fshehjes së parave.