Inskenoi ‘vdekjen’ me disa shqiptarë/ Zbulohen arsyet, pse biznesmeni ‘mashtrues’ sajoi gjithçka

1 Minuta Lexim

Ka marrë fund misteri mbi zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ky i fundit është gjetur i gjallë një ishull në Livorno të Italisë.

Nga raportimet e para thuhet se Pecorelli ka inskenuar vdekjen e tij me ndihmën e disa shqiptarëve kundrejt pagesës. Këtë e ka bërë me qëllim për të fituar siguracionin e jetës në Itali.

Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune.

Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me disa sende personale dhe eshtrat, që në fakt nuk iu atribuuan kurrë atij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull