Rritja e rasteve me Covid-19, sipas mediave zvicerane, ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Rritja e rasteve me Covid-19, sipas mediave zvicerane, ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.
Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.
Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.