Mungoi në shtëpinë e tij në Tiranë/ Ku e kaloi natën e djeshme Sali Berisha

2 Minuta Lexim

Vendimi i marrë nga kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve, ngjalli shumë reagime dhe debate të ndryshme.

Ndërsa Berisha është parë ditën e sotme në mëngjes duke u kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë. Mendohet se pas shpalljes së vendimit, mund të ketë qenë në shtëpinë e tij të dytë në një zonë bregdetare dhe prej andej e ka bërë edhe prononcimin për mediat në emisione të ndryshme televizive.

Gjithashtu mendohet se mund të ketë pasur edhe takime, duke qenë se mbrëmë ai bëri edhe deklaratën e paralajmërimit se mund të hapte një lëvizje të re politike. Ditën e sotme nis seanca e parë e legjislaturës së 10-të parlamentare dhe siç u deklarua edhe nga Berisha, ai do të jetë i pranishëm pavarësisht se është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Mbrëmjen e djeshme në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shpalli vendimin që kishte marrë për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve. Vendimi i Bashës nuk u prit aspak mirë, ndërsa një pjesë e madhe e demokratëve janë shprehur kundër dhe madje ka pasur edhe debate brenda selisë së PD.

Berisha u prononcua për mediat pak orë pas marrjes së vendimit dhe tha se i kishte kërkuar Bashës dorëheqjen nga posti i kryetarit. Gjithashtu ish kryeministri paralajmëroi se mund të krijonte një forcë të re politike dhe kjo ka ngjallur shumë aludime. Mirëpo nga i bëri këto deklarime?! Sepse e sigurt është se mbrëmjen e djeshme ai ka mungur në shtëpinë e tij në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull