Rrjeti social “Instagram”-i duket se ka probleme, pasi shumë njerëz raportohet nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin.
Disa përdorues kanë reaguar përmes “Twitter”-it duke raportuar se aplikacioni i mediave sociale nuk po funksionon siç duhet. Aplikacioni ka rënë prej disa orësh ku përdoruesit e kanë pasur të pamundur të ngarkonin postimet.
Disa prej tyre gjithashtu kanë probleme në dërgimin e mesazheve direkte te miqtë. “Instagram” ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Shumë përdorues po marrin gjithashtu një mesazh nga aplikacioni, ku thuhet: “Na vjen keq, por diçka nuk funksioni”.
Fqaje e njohur “Doëndetector”,ka raportuar se mijëra përdorues të “Instagram”-it po përjetojnë probleme me aplikacionin. Rreth 47 përqind e përdoruesve të “Instagram”-it nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin siç duhet, 27 përqind po përballen me probleme me versionin në internet të aplikacionit.