Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të papritur.
Tifozi skocez i cili kishte fluturuar për në qytetin e Sevijës, për të parë skuadrën e tij të zemrës në Europa Ligë ndaj Betisit, i ka ndodhur një incident.
Në mungesë të një bilete të cilën nuk mundi dot ta siguronte, ai ishte futur në ashensorin e parkimit në stadium, ndërsa përfundoi duke u fshehur tek tualeti i femrave në brendësi të stadiumit për të parë skuadrën e tij. Sëlltiku atë ndeshje u mposht me rezultatin 4-3, por historia e këtij tifozi do mbetet gjatë në kujtesë.
https://twitter.com/byars_paul/status/1438541547147042822?s=20
What a day
Snuck in through the car park up the lift and after sitting in a toilet for 2 hours we are finally in the stadium
Cmon the celtic pic.twitter.com/iRbyY30r8p
— Paul Byars (@byars_paul) September 16, 2021