Paralajmëron eksperti: Ja deri kur do të zgjasë pandemia e koronavirusit

1 Minuta Lexim

Kreu i Shoqatës Federale të Fondeve të Sigurimeve Mjekësore Andreas Gassen është shprehur se pandemia do të zgjasë edhe për gjashtë deri në nëntë muaj.

Deklaratat Gassen i bëri  në një intervistë të botuar sot në gazetën Düsseldorf Rheinische Post.

“Pandemia ndoshta do të zgjasë edhe gjashtë deri në nëntë muaj. Unë vlerësoj se koronavirusi do të përfundojë në pranverën e vitit 2022. Deri atëherë, shkalla e vaksinimit do të jetë pak më e lartë, por mbi të gjitha numri i njerëzve që janë shëruar me antitrupa do të rritet. Kufizimet ndoshta do të bëhen plotësisht të panevojshme atëherë,” tha ai.

Gassen shtoi se numri i të infektuarve do të rritet përsëri në vjeshtë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull