Paska shkak të fortë, ja pse ia ndaloi CR7 mamasë t’i shohë ndeshjet e tij të rëndësishme

1 Minuta Lexim

“Nëna ime është shtylla e familjes dhe ajo që kam sot është sepse më ka mbështetur gjithmonë”, – ka nënvizuar Cristiano Ronaldo në më shumë se një rast. Nëna e tij, Dolores Aveiro, është ndjekësja më besnike e futbollistit portugez dhe ka qenë në secilën prej sukseseve të shumta, që ylli nga Madeira ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij.

Në fakt, pasioni me të cilin i përjeton lojërat e djalit të saj është i tillë, sa i shtojnë stresin dhe nervozizmin. Këto dy faktorë, në disa takime të rëndësishme përfundojnë duke ndikuar seriozisht në shëndetin e saj.

Kjo u zbulua nga gazetari britanik Piers Morgan në një rrëfim për “Daily Mail”: “Tani, Dolores nervozohet aq shumë kur sheh Cristianon duke luajtur, saqë iu kërkua të mos shkojë më në sfidat e rëndësishme të djalit, pasi u sëmur dy herë në stadium. Në njërin rast ra pa ndjenja, duke thyen dhëmbët”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull