Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Triestes, në Itali.
Sipas mediave italiane 8 persona janë plagosur nga të shtënat afër një lokali.
Sipas mediave italiane, ngjarja e sotme është një ‘lajre hesapesh’ midis disa shtetasve kosovar të një sherri të nisur muaj më parë, ku më 7 Korrik ndodhi një përplasje në sheshin Sansovino të Triestes, e cila nisi nga ngacmimi ndaj një femre të grupit tjetër.
Në sherrin e ndodhur më parë, përplasja kishte ndodhur me mjete rrethanore duke lënë 4 persona të plagosur.