Ronaldo është kthyer te United dhe e ka bërë këtë me gola, por një “konflikt” gjithashtu është shtuar me prezencën e tij. Sipas The Sun, një nga kërkesat e Portugezit nuk është se i ka përqyer shokëve të tjerë të skuadrës. CR7, një udhurues i një diete të shëndetshme, i ka diktuar menunë kuzhinierit të ekipit dhe disa nga pjatat që përfshin kanë shkaktuar pakënaqësi në dhomën e zhveshjes.
Sidomos një pjatë portugeze e quajtur “Bacalhu”, e cila është bërë me vezë dhe merluc, gjë që nuk i pëlqen asnjërit prej shokëve të skuadrës.
Kjo nuk është pjata e vetme që ka bërë bujë në dhomat e zhveshjes. “Ai e do akapodin, por shumica e lojtarëve nuk e pëlqejnë atë. Ai e do dhe funksionon shumë mirë në dietën e tij. Cristiano është shumë i fokusuar në proteinat e tij, gjëra të tilla si, feta proshute, vezë dhe avokado dhe kuzhinierët po përpiqën ta ndihmojnë”, shpjegon një burim pranë klubit i kontaktuar nga tabloidi britanik./The Sun