Së shpejti një Agjenci e frikëshme, me një kryetar të frikshëm

2 Minuta Lexim
Një institucion i ri pritet të miratohet së shpejti nga qeveria “Rama 3”. Ajo do të mbajë emrin “Agjencia e Donacioneve”.  Është një ministri paralele me atë të Financave. Të “frikëshme” e ka etiketuar gazetari Klodian Tomorri, në një postim në faqen e tij në facebook. Të frikeshme pasi do të administroj fondet e huaja, por edhe sepse pritet te kete ne krye Ilir Beqajn, ish ministrin e Shëndetësisë e paditur disa herë nga opozita për akuzën e korrupsionit me një seri konçesionesh gjatë periudhës së ministërllëkut.
I etiketuari si “simbol i korrupsionit” zyrtar, nga që ja ka kaluar edhe aferave të “Mamuthit të Korrupsionit” Anastas Angjeli, sipas Tomorrit, flitet se Beqaj i skualifikuar në garën për deputet i “rilindjes” në Shkodër, do të administrojë Agjencinë e frikëshme.
Ja çfarë shkruan gazetari Tomorri në postimin e tij:
“Agjencia e frikshme nuk eshte ajo e propagandes, por nje tjeter.
Shqetesimi se qeveria po krijon ministri propagande eshte i kote. E gjithe qeveria, qe ne diten e pare te saj, ka qene nje ministri e madhe propagande. Gjithsesi
Agjencia e Propagandes eshte e pademshme se ti ke mundesi ta luftosh me media. Ajo qe eshte e demshme dhe qe nuk ka kure eshte agjencia tjeter qe po behet gati . Shume shpejt qeveria do te krijoje Agjencine e Donacioneve.
Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja. Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri.
Shqiperia do te kete dy ministri financash. Nje Ministri qe menaxhon fondet e brendshme te buxhetit dhe nje Agjenci, qe menaxhon fondet nga jashte. Meqe po mbaron xhepi i rindertimit, tani duhet krijuar nje xhep i ri per te kanalizuar fondet me eficence dhe pa siklete aty ku duhen”. / Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull