Si ndikon shikimi i tepërt i televizorit tek shëndeti i trurit

2 Minuta Lexim

Sipas të dhënave sa më shumë televizor të shihni në moshë të mesme, aq më shumë rrezikohet shëndeti i trurit në vitet pasuese. Studimet e përdorën shikimin e televizorit si një masë për të matur kohën e shpenzuar duke qëndruar ulur. Gjetjet e studiuesve treguan se njerëzit që shihnin televizor në mënyrë të moderuar ose të tepruar, përjetuan një rënie më të madhe të aftësive njohëse, patën një vendimmarrje më të dobët dhe një kontroll jo të mirë të muskujve.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ndikimi i aktivitetit fizik nuk ishte i mjaftueshëm për të luftuar këtë ndikim negativ. Por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga aktiviteti fizik. Sipas shkencës të qenurit joaktiv dhe qëndrimi ulur për shumë kohë, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, kancerit të zorrës së trashë, mushkërive dhe vdekjes së parakohshme.

Çfarë mund të bësh për të përmirësuar shëndetin e trurit
Gjëja më e rëndësishme është të marrësh parasysh se çfarë tjetër mund të bësh në vend që të shohësh televizor. Ekspertët sugjerojnë që të zgjidhni aktivitete që janë të mira për shëndetin e zemrës, trurit dhe trupit. Të kujdesesh për regjimin ushqimor dhe të jesh aktiv në shoqëri, mund të zvogëlojë rrezikun e rënies së aftësive njohëse. Me fjalë të tjera, aktivitetet që mbështesin shëndetin tuaj sot mund të jenë çelësi për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj në vitet pasuese.

Në vend që të marrësh telekomandën, merr një libër interesant ose bëj një shëtitje. Gjithashtu është e rëndësishme të zgjidhni aktivitet që ju pëlqejnë, në mëyrë që t’i ndiqni ato. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të bëni edhe aktivitete që stimulojnë funksionimin e trurit. Aktivitete të till mund të jenë thurja, plotësimi i fjalë fryqeve ose luajtja e një instrumenti. Megjithatë ky kërkim ende nuk ka gjetur shkaqet se përse kjo gjë ndodh. Prandaj shkencëtarët shprehen se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar këtë lidhje./AgroWeb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull