Ambasadori i BE në vendin tonë, ka uruar Kryeministrin Rama dhe anëtarët e kabinetit të ri qeverises për marrjen e detyrës.
Soreca shfrytëzoi një status në twitter për të përgëzuar Këshillin e Ministrave pas betimit në Presidence dhe mbajtjes së mbledhjes së parë.
“Përgëzimë Kryeministrit Rama dhe qeverisë së re. Ne presim që integrimi në BE dhe reformat e ndërlidhura me të, të jenë në axhenden e qeverisë. Koordinimi ndërinstitucional është element kyc për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shkruan kryediplomati i BE, në Tiranë.