Manchester United u mposht nga West Ham, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Ligës angleze.
Skuadra e Solskjaer, e cila pa e të panevojshme prezencën e yllit portugez për këtë ndeshje, dështoi të kalonte në 1/8-at e Carabao Cup.
Në Old Trafford triumfuan londinezët që shënuan që në minutën e 9 me anë të Manuel Lanzinit dhe e ruajtën avantazhin deri në fund. Në 1/8 shkon West Ham që tashmë do të përballet me një tjetër gjigant në fazën tjetër sikurse është Manchester City. Theksojmë se në këtë përballje Cristiano Ronaldo qendroj si pjesë e stolit të rezervave, pasi trajneri e vlerësoi ndeshjen si të lehtë.