Tërheqja e SHBA nga Afganistani, Putin: Dështuan përpjekjet e tyre për të imponuar demokracinë amerikane me forcë

1 Minuta Lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se tërheqja e SHBA nga Afganistani ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Putin ka shtuar se nuk janë nxjerrë mësime nga ndërhyrjet e mëparshme të drejtuara nga SHBA.

Presidenti rus tha se përpjekjet e vendeve perëndimore për të imponuar demokracinë me forcë dështuan. Sanksionet, tha ai, qoftë kundër Rusisë apo vendeve të tjera ishin vazhdimi i së njëjtës politikë të dështuar.

Ndërkohë, ambasadori rus në Kabul i tha agjencisë së lajmeve RIA se Rusia është në kontakt me anëtarët e mundshëm të qeverisë së re të talebanëve.

Por ai theksoi se Moska nuk planifikonte të furnizonte regjimin e ri me armë. Në fillim të kësaj jave Presidenti Putin u bëri thirrje talebanëve të “hyjnë në familjen e kombeve të civilizuara”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull