GREQI – Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kretë ka shkaktuar panik tek banorët.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë të shqetësuar.
Mësohet se tërmeti 5.8 ballë i shkallë Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.
Lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime në banesa. Në fotot e publikuara nga mediat greke shihet që gurët kanë zaptuar rrugën dhe ushqimet në supermarkete janë rrëzuar.